Rezarta Shkurta prej vitesh mbetet një nga personazhet më të dashur për publikun e më të komentuar, edhe pse prej kohësh ajo është shkëputur nga muzika e po fokusohet tek biznesi.

Edhe foto të vetes, Rezarta poston rrallë në rrjete sociale, por kur poston tërheq gjithnjë vëmendjen, siç ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Pak më parë Rezarta ka postuar një foto të cilën e kishte me dy mendje, por në fakt na la gojë hapur me format trupore, e veshur me streçe.

"Ta postoj nje foto timen? Mos ta postoj? Ta postoj apo mos ta postoj? Hajt po e postoj", është përshkrimi që Rezarta i ka vendosur kësaj fotoje.

Këngëtarja dhe biznesmenia ka marrë komplimenta të shumta nga fansat dhe nga personazhe të njohur si Xhemi Shehu apo Bora Zemani.




