Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 20:08

Gjeti të dashurin e ri, Miley Cyrus thumbon keq Liamin

Ndarja e një prej çifteve më të njohur në botën e showbizit të huaj: Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth bëri bujë të madhe në media. Ato njiheshin nga të gjithë si dyshja që e kishin mbajtur gjallë dashurinë e tyre për plot 10 vite e më pas e kurorëzuan dhe me martesë.

Pas ndarjes, Miley Cyrus i tregoi botës së është vënë pas aventurave. Ajo filloi lidhjen me modelen Kaitlynn Karter, por marrëdhënia e tyre nuk zgjati më shumë se dy muaj. Më pas, Miley u lidh me shokun e saj të ngushtë, Cody Simpson, me të cilin ndodhet dhe aktualisht. Ndonëse fillimisht u tha se dyshja kanë vendosur të mos krijojnë një lidhje serioze por thjesht të bëjnë qejf, veprimet e tyre tregojnë të kundërtën.

Ato e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe postojnë foto/video së bashku në rrjete sociale. Madje kanë treguar se ndihen shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. Miley ka dhënë së fundmi një deklaratë për fansat në një ‘live’ në Instagram. “Ka njerëz të mirë. Unë kam takuar vetëm një dhe ai është bashkë me mua në këtë live”, është shprehur ajo teksa shihej në shoqërinë e të dashurit të ri, Cody Simpson.

Fansat padyshim janë habitur nga kjo deklaratë sepse ku mbeti Liami? A ishte ai i keqi i historisë? Miley po që di t’i bëjë lëmsh të gjithë.