Aktorja e mirënjohur e humorit, Rudian Dembacaj, në emisionin e saj ‘Mos i fol shoferit’ ka thënë fjalët më të mira për modelen Oriola Marashi. Ajo ka krahasuar fotot e saj të Instagramit me fotot e VIPA-ve tjerë dhe në ekran është pasqyruar një foto e modeles, të cilën Rudina e ka komentuar me fjalë të zgjedhura që padyshim e kanë bërë Oriolën të ndihet shumë e vlerësuar.

Në foton në fjalë, Oriola shihet me një kapuçino në duar dhe aktorja ka vijuar: ‘Oriola Marashi, kjo më ka shkatërruar domethënë, kjo më ka bërë mos me i dal më pasqyrës. Urdhëro, Oriola Marashi mban në dorë një kapuçino dhe nuk ka asnjë rrudhë. Oriola Marashit dhe po i doli një rrudhë nuk quhet rrudhë, quhet ekspresivitet i mimikës.’

Për fjalët e thënë, Oriola ka vendosur t’i dedikojë aktores fjalë shumë të bukura në mënyrë publike. Ajo ka publikuar videot ku Rudina po komenton foton e saj dhe ka shkruar: ‘Rudina Dembacaj, ti je një super yll femër. Humoriste, e bukur dhe e dashur. Kombinimi më i mirë!’.















