Një ndër personazhet më të komentuar të showbizit botëror, Kim Kardashian, feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të lindjes, ajo ka marrë urime dhe dhurata të shumta, si nga familjarët, miqtë dhe fansat.

Ylli i reality showt të njohur ‘Keeping up with the Kardashians’, ndonëse është nënë e katër fëmijëve, e tregon veten shumë të re prandaj dhe mosha e saj i ka habitur të gjithë. Ditën e sotme Kim ka mbushur plot 39 vjeç, pra dhe një vit dhe ajo futet në të dyzetat.

Bukuroshja Kardashian shihet gjithmonë e kuruar deri në detaje. Asaj i pëlqen të kujdeset për veten, të eksplorojë make upe të ndryshme dhe nuk dallon fare për moshën që ka.











