Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 17:05

Të qash me klas, kënga e re e Kidës na surprizoi të gjithëve

Kida është padyshim këngëtarja me më shumë hite për momentin. Të gjitha këngët e saj pëlqehen nga fansat e shumtë që gëzon, të cilët nuk hezitojnë t’a mbështesin në cdo projekt.

Artistja ka lajmëruar një projekt të ri, i cili sigurisht do kthehet në super hitin e rradhës. Përmes një instastory, kemi kuptuar se Kidën do e shohim shumë ndryshe këtë herë.

‘Kënga e re e Kidës do jete: Të qash por me klas’,-shkruhet në një postim të cilin Kida ka preferuar t’a shpërndajë për të lajmëruar fansat. Ndërkohë vetë artistja ka zgjedhur t’a përshkruajë këtë me një ikonë që tregon se është sekret. Na mbetet të presim për këtë produksion të ri nga Kida.