Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 17:05

Pas ardhjes në jetë të Anës, Ermali dhe Ariana nisin pushimet së bashku

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë bërë së fundmi prindër të një vogëlusheje me emrin Ana. Familja e tyre sa vjen e zgjerohet duke shkuar tashmë në plot 6 anëtarë.

Së bashku ata kanë vendosur të udhëtojnë e të shijojnë kohën me njëri tjetrin. Ka qenë Ariana ajo e cila ka publikuar foto, nga ku duket se po kalojnë shkëlqyeshëm.

Në foto duket Ariana në super formë, edhe pse kanë kaluar pak ditë që ka sjellë në jetë vajzën.

Ndërsa në një foto tjetër ajo është nën shoqërinë e Ermalit. Dyshja kanë zgjedhur Stambollin për të pushuar dhe me imazhet e bukura të gjithëve na u kënaqën sytë.