Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 17:05

'Bëj mamin dhe babin për vajzën', Dajana Shabani flet për historinë e jetës së saj

Moderatorja e njohur Dajana Shabani ditën e sotme ka vendosur t’iu bëj fansave një prezantim të përgjithshëm të jetës së saj. Prezantimin ajo e ka ndërlidhur me detaje nga historia vetjake.

Dajana është  mjaft aktive në rrjete sociale dhe prezantimin në fjalë e ka bërë pikërisht ndërmjet një postimi në Instagram. Moderatorja ka publikuar një foto në profilin e saj dhe në përshkrim ka menduar t’iu tregojë fansave se kush është Dajana e vërtetë.

‘Çkemi! Jam Dajana! E rritur pa e ditur kuptimin e fjalës "babi". Që bëj mamin dhe babin për vajzën time (jo për fajin tim). Që nuk bëj kompromise sidomos me dinjitetin,e që nuk e lejoj të vuaj për dashuri...Që kam arritur gjithçka me forcat e mia;që bëj të "fortën" gjithmonë por ndihem keq kur v.ri.t.et një milingonë... Une jam kjo, arrogante delirante ama e vërtetë! Dhe nuk më intereson fare për mendimin tuaj!”, ka treguar ajo.