Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 16:04

Projekt i ri, Elita Rudi rikthehet më në fund në ekran

Moderatorja e dashur për publikun Elita Rudi ka vetëm pak kohë që ka sjellë në jetë djalin e saj Zërin. Ajo dhe bashkëshorti Gjiko janë mjaft të komentuar në rrjetet sociale dhe gëzojnë fansa të shumtë.

Elita ka kohë që i mungon televizionit, pasi nuk e kemi parë më të moderojë emisione. Mirëpo tashmë ajo ka plane të bukura të cilat mezi po i presim. Përmes një fotoje të publikuar në instagram, Elita ka treguar se do të vijë me projekte të reja.

“Mezi po pres t’ju tregoj për projektin e ri për të cilin po punoj,”-shkruan ajo krahas fotos ku duket në formë të shkëlqyer. Nuk bëhet ende e ditur se cfarë është ky projekt, por me rëndësi është fakti se Elita do rikthehet shpejt në ekran.