Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 15:03

Paska kujt t'i ngjajë: Hygerta Sako na prezanton për herë të parë me mamanë e saj

Hygerta Sako është një nga femrat më të komentuara të medias. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, nga ku nuk nguron të na tregojë pjesë nga dita e saj.

Moderatorja e dashur për publikun ka ndarë ditën e sotme një foto me mamanë, me të cilën kishte dalë për një kafe. Hygerta është shumë e rezervuar sa i përket jetës private, megjithatë sot vendosi të ndajë këtë foto të ëmbël me ne.

Është hera e parë që Hygerta vendos të na prezantojë me të ëmën, e cila është një zonjë mjaft simpatike edhe tani. “Me Rina balerinën. Dashuria e nënës është përgjithmonë”,-ka shkruar moderatorja. Mesa duket Hygerta paska kujt t’i ngjajë sa i përket bukurisë.