Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit, Jennifer Lawrence është e martuar. Fituesja e Oscar-it është kurorëzuar në martesë me Cooke Maroney, drejtorin e galerisë së artit "New York City's Gladstone".

Lajmi i martesës së tyre u bë i ditur që muajin e kaluar kur çifti nënshkruan kontratën paramartesore. Ndërsa së fundmi ata kanë mbajtur edhe dasmën.

Dasma ishte aq private sa paparacët nuk kanë arritur ta fotografojnë dot nuse Lawrence. Megjithatë një ide sesi aktorja duket nuse, ajo na i ka dhënë me kohë, kur u shfaq me fustan nusërie në një event.

Në dasmë çifti kishin ftuar familjet dhe miqtë ku bënin pjesë edhe persona të famshëm si Adele, Kris Jenner, Ashley Olsen, Nicole Richie, Cameron Diaz dhe Joel Madden.

Dasma u mbajt në ishullin Rhode dhe thuhet se ishte shumë romantike.

Kujtojmë që 29-vjeçarja pak muaj më parë u fejua dhe në darkën e fejesës u shfaq me një fustan rozë shumë elegant.







