Reperja shqiptare Melinda Ademi është shumë e pëlqyer nga publiku. Artistja bukuroshe është shumë aktive nëpër koncerte, duke mos hezituar të performojë me kërcime.

Mirëpo në një koncert, situata i ka dalë jashtë kontrollit, aq sa artistja nuk ka mundur të mbajë ekuilibrin. Në një video të kapur së largu nga fansat, Melinda shihet që ka rënë nga skena.
Mjaftuan disa minuta që kjo video të bëhej virale në rrjetet sociale, duke marrë komente të shumta. Kujtojmë këtu që vetëm pak ditë më parë, ishte edhe Lady Gaga që u rrëzua nga skena, ndërkohë që tashmë ishte rradha e Melindës. Megjithatë nuk ishte asgjë serioze.








