Këngëtari shumë i dashur për publikun, Ardit Çuni prezantoi dje këngën e tij pjesëmarrëse në "Kënga Magjike". Kënga mbante titullin "Frymë" dhe kishte një performancë shumë të veçantë.

Por përpara performancës Gjebrea e ngacmoi paksa këngëtarin për një foto që ai ka postuar në Instagram ku shkruante: "Kur mendoj për ty".

Pas këmbënguljes së Gjebreas, Ardit Çuni u shpreh se “Kur mendoj për ty...”, i referohet një prej bashkëpunëtoreve të tij në muzikë dhe pohoi se ka pasur më shumë se sa marrëdhënie pune.

Kujtojmë që në edicionin e kaluar të “Kënga Magjike”, dueti i tij me Daniela Toçin u vlerësua me “Çmimin RTV 21”.







