Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 13:01

Shenja në qafën e Ledrit qenka e justifikuar, reagon partnerja e tij

Ditën e djeshme të gjithë u habitëm teksa vumë re një detaj në fotot e Ledri Vulës. Shenja në qafën e tij u komentua gjatë, duke na bërë të dyshojmë se ishte një 'vulë' dashurie nga partnerja e tij.

 

Ledri ndodhet prej ditësh në Paris, nga ku po shijon disa ditë pushimi. Ndërsa tashmë kemi zbuluar përmes fotove se edhe parnerja e tij e shumëpërfolur Sara Hoxha, ndodhet po ashtu në të njëtin vend. Përmes një postimi në instagram Sara na ka treguar lokacionin  e saj.

Tashmë u kuptua fare qartë se kush mund t’a ketë shkaktuar shenjën në qafën e reperit të dashur për publikun. Ata ndodhen së bashku dhe po pushojnë në kryeqendrën e dashurisë, në Paris.