Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 12:12

Zbulohet data e nisjes së emisionit të Bora Zemanit dhe Jonida Maliqit

Siç është bërë e ditur, Bora Zemani do të sjellë shumë shpejt në ekran një format krejt të ri, një emision me titull "Albanian Designers Competition". Pjesë e këtij emisioni do jenë edhe emra të tjerë të njohur si Jonida Maliqi, Ardi Asllani.

Ditën e sotme Jonida ka publikuar promon e emisionit dhe ka zbuluar edhe datën e nisjes që do të jetë në 1 nëntor.

Jonida do të jetë pjesë e jurisë, bashkë me Joni Peçin dhe Bora Zemanin. Ardi Asllani do të ketë rolin e mentorit gjatë përgatitjes së konkurrentëve.

Nga promo shihet se do të ketë edhe të ftuar si: Olti Curri, Niko Komani, Agnesa Vuthaj etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Emisioni do të transmetohet në Living HD të platformës Tring.