Ndarja e bujshme e Stresit dhe Keisit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në mediat online dhe çdo veprim i dyshes po komentohet. Stresi në intervistën e fundit u shpreh se po përpiqet ta rikthejë Keisin dhe dukej i penduar pas ndarjes.

Ndërsa Keisi nga ana tjetër vazhdon jetën e saj në SHBA, por nuk i ka shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me familjen e Stresit pasi kur prindërit e tij kishin përvjetorin e martesës ajo i uroi publikisht.

Siç duket Keisi mban marrëdhënie shumë të mira me ta pasi në foton e fundit mamaja e Stresit i ka komentuar.

"Bukur Kejsiiii", i shkruan ajo ndërsa Keisi ia kthen: "Mimiii ime", shoqëruar me një zemër.










