Nga Shqipëria / E Diel 20 Tetor 2019, 23:11

'Duhet të dobësohesh', Bebe Rexha ia mbyll gojën ndjekëses

Së fundmi Bebe Rexha tërhoqi shumë vëmendjen me pamjen e saj mahnitëse, e veshur me një fustan të zi dhe çizme, për të performuar në "The Ellen DeGeneres Show".

Përpos komplimentave të shumta, Bebe mori edhe një koment negativ nga një ndjekëse e cila i shkruan: “Wow … Ti duhet të dobësohesh”.

Bebe Rexha e cila njihet për komunikimin e shpeshtë që ka me fansat, nuk ia përtoi ndjekëses.

"Jo, ti duhet të jesh më pranuese dhe të punosh me urrejtjen tënde", ia ktheu Bebe.