Këngëtarja e njohur Gili ka qenë e ftuar ditën e sotme në studion e ‘E diell’, ku ka treguar shumë nga vetja. Ajo ka folur mbi raportin me kolegët, duke treguar se gëzon respektin e të gjithëve.

Gili po ashtu ka folur mbi marrëdhënien me bashkëshortin. E pyetur nga gazetari Ervin Kurti, ajo ka treguar se si të gjithë çiftet, edhe ata kanë patur ulje ngritjet e tyre. Por gjithcka kalon theksoi ajo, pasi janë fëmijët që i kujtojnë se nuk janë më adoleshentë.

Artistja e dashur për publikun u pyet edhe mbi raportin me dy djemtë e saj, dhe mbi ëndrrën për të patur një vajzë.

Gili u shpreh se do e ketë vajzën, në momentin që djali do mbledhë mendjen dhe do sjellë një nuse në shtëpi. Ajo ka theksuar se do e dojë pa asnjë diferencë, sikur të ishte vajza e saj.











