Nga Shqipëria / E Diel 20 Tetor 2019, 17:05

Për një foto, prishet miqësia mes Arbanës dhe Xhemit

Arbana Osmani është në prag të publikimit të librit me receta gatimi, i cili do dalë në treg për të gjithë adhuruesit. Tashmë jemi mësuar t’a shohim moderatoren në rrjetet sociale, teksa poston foto e video të gatimeve të mira që bën.

Arbana është shumë aktive në instagram, dhe nuk nguron të na tregojë momente të ndryshme në kuzhinë. Ashtu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka qenë duke gatuar. Në instastoryt e publikuara, moderatorja ka zbuluar po ashtu reagimin epik te mikeshës së saj të ngushtë, Xhemi Shehut.

Ajo ka publikuar reagimin e Xhemit kur sheh postimet e gatimeve të Arbanës. “Më cmende, më haet bukë. Do të bëj unfollow”,-i ka shkruar Xhemi Arbanës, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka nguruar t’a kthejë në shaka duke shkruar: “Prishet miqësia mes dy moderatoreve të njohura”.