Nga Shqipëria / E Diel 20 Tetor 2019, 16:04

'Respekte deri këtu ku ishim', Skerdi merr vendimin e papritur duke mërzitur fansat

Skerdi Ago është padiskutim një prej artistëve më të dashur të publikut. Me shumë hite të përfunduara tashmë, ai ka marrë mjaft famë dhe dëgjohet shumë.

Artisti është shumë aktiv në rrjetet sociale, nga ku nuk nguron të na tregojë momente të ndryshme të ditës. Mirëpo që sot e tutje, kjo gjë nuk do të jetë më e mundur. Vetë reperi ka deklaruar se do heqë dorë përfundimisht nga rrjetet sociale.

Në një postim në instastory Skerdi shkruan: “Me rëndësi në këtë jetë është shëndeti dhe familja. Nuk do jem më pjesë e rrjeteve sociale për disa kohë, respekte të gjithëve deri këtu ku ishim bashkë”,-ka përfunduar Skerdi. Nuk dihet arsyeja pse ai mori këtë vendim, por me siguri Skerdi do na e sqarojë në vijim.