Nga Shqipëria / E Diel 20 Tetor 2019, 12:12

Tha që do largohet nga muzika, Capital T merr vendimin përfundimtar

Vetëm pak kohë më parë Capital T mbajti një super koncert në kryeqytet, tek i cili të gjithë mbetën të kënaqur. ‘Time Capsule’ tregoi edhe njëherë fuqinë e reperit për të bërë muzikë të mirë për të gjithë fansat e tij.

Por ajo që na habiti ishte fakti se reperi u shpreh që ky koncert do të vendoste vazhdimësinë e tij në tregun muzikor shqiptar. I mbetej fansave në dorë, nëse do e donin sërish Capitalin në treg apo jo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Rezultoi që koncerti qe aq i madh dhe me aq shumë bileta të shitura, sa artisti kuptoi që fansat e duan ende pranë. Për këtë arsye Captital T ka paralajmëruar projekte të reja, dhe po kështu rikthimin e tij në muzikë. “Tik tak, tik tak, tik tak, a ju kom mungu”,-shkruan reperi në postimin e fotos, nga ku lajmëron muzikë të re.