Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit dhe ishte vetë reperja që e bëri publike faktin që nuk janë më bashkë.

Pas ndarjes Mozziku u komentua shumë për një postim ku shfaqej me modelen malazeze Ljubica Medenicae.

"Prive" ka zbuluar se lidhja mes Mozzikut dhe Ljubicës është profesionale pasi modelja do jetë pjesë e videoklipit të ri të reperit.

Kënga do mbajë titullin "Dhelpër dinake" dhe mendohet se i kushtohet Loredanës./Xing.al








