Dy muaj më parë Robert Berisha deklaroi publikisht se ai dhe Nora janë ndarë. Këngëtari e falenderoi Norën për vitet që kanë kaluar bashkë dhe që e ka bërë baba, por u shpreh se dashuria mes tyre ka mbaruar.

Pas deklaratës së Robertit, Nora vendosi të mos reagojë për ndarjen e deri më sot këngëtarja nuk kishte folur aspak për këtë pjesë duke mos pranuar as intervista.

Por së fundmi në një intervistë për "Prive", edhe Nora më në fund e ka thënë fjalën e saj. E pyetur nga gazetari nëse ka për të shtuar diçka për ndarjen, ajo u përgjigj: "As edhe një gjë s'kam çfarë të shtoj. Vetëm i uroj gjithë të mira", tha Nora duke qeshur./Xing.al










