Nga Shqipëria / E Diel 20 Tetor 2019, 09:09

E nxori zbuluar: Tayna i publikon mesazhet reperit shqiptar

Tayna po arrin shumë sukses me këngën e re "Sicko" e cila është pëlqyer shumë nga publiku dhe ka arritur 3 milion shikime në Youtube. Duke parë suksesin e madh të këngës së fundmi Tayna i kërkoi fansave t'i dërgonin video me në sfond "Sicko".

Mes mesazheve të shumta që ka marrë, është edhe ai i reperit Finem i cili i kërkon Taynës të etiketojë vajzat që i çojnë video.

"Tu gjet nuse ti n'storyt e mia", i përgjigjet Tayna ndërsa ai ja kthen: "Kam besim tek ti".

"Vëmendje vajza. Finem kërkon nuse", shkruan reperja.

Finem u bë i famshëm me këngën “Benzi” e më pas nënshkroi kontratë me kompaninë nga e cila menaxhohet edhe Tayna.