Nga Shqipëria / E Diel 20 Tetor 2019, 00:12

Pas lindjes së Anës, Ariana do të bëhet nënë për herë të pestë

Vetëm para 3 javësh, çifti i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me ardhjen në jetë të një vajze. Ato i vendosën vogëlushes emrin Ana dhe kanë postuar foto me të që në ditën e parë, duke e ndarë gëzimin e tyre me ndjekësit.

Në një intervistë për ‘Prive’ Ariana ka zbuluar se emri Ana, është shkurtesë e emrit të saj. Nëse do kishte lindur djalë atëherë do i kishin vendosur emrin Mali (shkurtesë e emrit Ermal).

Siqoftë Ariana nuk do e lërë me kaq! Ajo i ka premtuar të shoqit se do vijë rasti të përdorin dhe emrin e tij, pasi fashionista e do me patjetër dhe një djalë tjetër. “Me kismet, shqiptarë jemi, pa ia bërë Artit një vëlla nuk e lë. Kështu që edhe një djalë pse jo. Tek e fundit po i bëj fëmijët e mirë. Edhe një Mal të vogël”, është shprehur Ariana.