Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Tetor 2019, 23:11

Mc Kresha pranon që është i dashuruar, kush është vajza që i fitoi zemrën

Këtë të Shtunë në spektaklin e ri të humorit ‘Klanifornia’, të ftuar specialë ishin reperët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son. Në një intervistë, nga moderatorja Marina Vjollca, dyshja kanë treguar sa mirë e njohin njëri-tjetrin.

Reperët u detyruar të shkruanin emrin e të dashurës së Mc Kreshës por dy ia dolën mbanë ta shmangnin. Mc Kresha u shpreh se Lyricali nuk do e nxirrte kurrë zbuluar, ndërkohë që ai shënoi vetëm një 5x. Më pas Mc Kresha shtoi dhe një x tjetër, duke pranuar publikisht se është në një lidhje.

Ai tregohet shumë i rezervuar për jetën e tij private por së fundmi është komentuar shumë në media, pasi dhe për ditëlindjen e tij ai u pa nën shoqërinë e një femre, identiteti i së cilës nuk dihet ende.