Kjo e shtunë ka qenë një ditë e shënuar për Lori Hoxhën, pasi blogerja e njohur ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur 26 vjeç dhe ka pritur për të festuar që ne mesnatë, në shoqërinë e njerëzve më të afërt.

Në këtë ditë të veçantë, për Lorin nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat, nga miqtë, fansat e sidomos nga familjarët. Motra e saj, Sara Hoxha, e ka uruar publikisht duke publikuar një foto të blogeres në Instastoryn e saj. Fotoja është realizuar në një vend special si Muzeu i Luvrit.

Krahas fotos, Sara ka treguar se Lori për të nuk vetëm një motër. “Motra ime, shoqja e ngushtë, partnerja në jetë mbush 26 sot. Nuk ka si ajo dhe si lidhja jonë”, ka shkruar Sara.














