Gazetari i njohur Blendi Fevziu ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’. Ai u bë pjesë e një interviste ballë për ballë me moderatoren Luana Vjollca, e cila e ka pyetur për të reja si nga jeta profesionale ashtu dhe ajo private.

Një ndër pyetjet që Luana i bëri Blendit, lidhej me të ardhmen e vajzave të tij, se ku i shikon ai në të ardhmen. Gazetari është shprehur se i mendon duke jetuar jashtë Shqipërisë si dhe ka bërë të ditur arsyen. Sipas Blendit, ky është një vend maskilist në raport me femrat.

Kujtojmë që gazetari është baba i dy vajzave: Mishel dhe Alis, me të cilat ka një lidhje vërtetë të ngushtë. Ai poston shpesh foto me to në rrjete sociale.









