Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Tetor 2019, 22:10

‘Do na bësh ndonjë dasmë?’, Çiljeta vihet në siklet në mes të emisionit

Këtë të Shtunë, ka startuar puntata e rradhës e emisionit shumë të pëlqyer nga publiku, ‘Shiko kush luan’, nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca. Një ndër të ftuarit është këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, e cila është vënë përballë pyetjeve të ndryshme nga publiku.

Një ndër pjesëtaret e publikut, e ka pyetur këngëtaren nëse ka ndërmend të bëjë dasmë. ‘Do na bësh ndonjë dasmë?’, i tha ajo. Ndërkohë Çiljeta e cila është vënë disi në siklet, i është përgjigjur duke thënë se si fillim ka ndërmend të bëjë lekët.

Edhe kjo puntatë e emisionit po shkon për mrekulli dhe të ftuarit po kalojnë një kohë vërtetë të bukur. Përveç Çiljetës, të ftuar të tjerë janë: Iris Luarasi, Shkurte Fejza,  Gresa Behluli, Trimi Jetullahu dhe Erkand Qerimaj.