Dario Doka tashmë është shumë i njohur për publikun. Ai u bë i famshëm si mashkulli i parë shqiptar që bën makeup. Më pas Dario pati sukses me videot e tij në Youtube ndërsa tani grimierin e ndjekim çdo të diel në rubrikën "Beauty" tek "E diell".

Këtë të shtunë në një intervistë për "Pop Culture", Dario ka folur hapur për homoseksualitetin e tij.

"Unë jam mashkull, më pëlqejnë meshkujt dhe pikë. S’mund të ndryshoj!", tha Dario.

"Kam shumë dëshirë të kem fëmijë dhe do t'i edukoj më mirë se dy prindër normal. Unë e mendoj të ardhmen jashtë shtetit dhe fëmija do rritet do e shohë vetë. Askush nuk mund të vendosë nëse duhet të kem fëmijë apo jo, vetëm Zoti e vendos këtë. Fakti që jam gej nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pikë", u shpreh ai.







