Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë arritur një sukses të padiskutueshëm në rangun botëror, duke na bërë padyshim të gjithëve krenarë. Përpos zërit, të dyja dinë si tërheqin shumë vëmendje me look-un e tyre dhe çuditërisht së fundmi kanë bërë xing me të njëjtën veshje.

Ndonëse në dalje të ndryshme, Rita dhe Bebe kanë veshur të njëjtin model fustani, me pupla jeshile. Bebe e ka veshur e para kur ka pozuar për kopertinën e revistës së njohur “Voir”.

Përsa i përket Ritës, ajo e ka veshur fustanin teksa ka marrë çmimin “Best Video” në Latin American Music Awards 2019. Të dyja janë dukur shumë bukur dhe nuk dihet nëse ka qenë rastësi apo Rita është frymëzuar nga Bebe për këtë zgjedhje.











