Reperi i njohur dhe shumë i komentuar në media, Stresi ka bërë sot një gjest madhështor. Reperi ka surprizuar një fans të tij në ambientet e spitalit.

Në videon e publikuar nga vetë Stresi, ai shfaqet duke shkuar surprizë në dhomën e spitalit ku ndodhet fansi.

Ky i fundit gëzohet shumë sapo sheh idhullin e tij dhe familjarët e tij gjithashtu habiten kur shohin Stresin.

"Nese ke mundesi me bo mire boje. Kjo shkon per te gjithe ju koleget e mi mos pertoni po shkoni dhe sikur shpirterisht te jet suporti juaj do ti ndihmoj ata. Sherim sa me te shpejt. Zoti qoft me ty", shkruan Stresi.
View this post on Instagram






