Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Tetor 2019, 14:02

Dasmë madhështore: Martohet aktorja e njohur e telenovelave

Aktorja Carmen Villalobos e njohur nga rolet e saj në telenovela, u martua ditën e djeshme me një dasmë madhështore për të cilën po flasin të gjithë mediat latine. Carmen u kurorëzua në martesë me aktorin Sebastian Caicedo. 

Dasma u mbajt në vendlindjen e tyre në Cartagena dhe të ftuar ishin familja e miqtë.

Carmen i mahniti të gjithë me fustanin e bardhë që e bënte të dukej si princeshë ndërsa Sebastian kishte veshur kostum rozë.

Më pas aktorja e ndryshoi fustanin duke veshur një tjetër me perla, me të cilin dukej shumë elegante.

Carmen u bë shumë e njohur nga seriali "Sin senos no hay paraiso" dhe "Ninos ricos, pobres padres", ku u njoh me Sebastianin. 

Çifti kanë gati 10 vite bashkë. Ata u njohën gjatë një feste dhe më pas nisën të bisedonin për orë të gjata me anë të internetit. 

Sebastiani përveçse aktor është edhe pronar i nje diskoteke në Kolumbi dhe ka dy kompani./Xing.al