Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Tetor 2019, 10:10

'Kënga më e bukur e dekadës' shpallet ajo që s'na kishte shkuar kurrë mendja

Është shpallur 'Kënga më e bukur e dekadës' dhe jo, nuk është "Despacito". Çmimi nga "Q Awards", iu dha këngës së Lana Del Rey-t "Video games".

Kjo këngë publikua në vitin 2011, por asokohe nuk pati suksesin që ka sot. "Video games" u refuzua nga shtëpitë diskografike për shkak se ishte shumë e gjatë dhe si rrjedhojë e lodhshme për t'u dëgjuar në radio.

Por pas publikimit kjo këngë romantike u bë hit botëror. 

Lana Del Rey nuk arriti të ishte e pranishme për të marrë çmimin, por u shpreh e nderuar që është vlerësuar dhe i falenderoi të gjithë për mbështetjen.