Prej disa kohësh, fashionistja shqiptare shumë e komentuar në media, Lori Hoxha është zhvendosur në Londër, ku po vazhdon studimet. Nga atje Lori poston shpesh foto duke pozuar në rrugë apo në restorantet që frekuenton, por së fundmi na ka zbuluar një foto nga shtëpia.

Lori ka fotografuar këndin e saj të preferuar, të mbushur me kristale të ndryshme.

"Këndi i preferuar i shtëpisë sime; Kristali turmalinë i zi për mbrojtje nga energjia negative, ametist për qartësi, akuamarina për ndryshime të mëdha të jetës dhe gur i artë për një të ardhme të artë. Dhe pastaj disa qirinj sepse më bëjnë të ndjehem në shtëpi", shkruan Lori.








