Aktorja bukuroshe Teuta Krasniqi u bë shumë e njohur nga seriali "Ç'ka ka shpija", që ndiqet shumë në Kosovë. E ftuar në emisionin "Mirage", Teuta për herë të parë tregoi se është në një lidhje dashurie.

Aktorja u shpreh se prej një viti është e lidhur dhe dukej shumë e lumtur teksa fliste për lidhjen.

Teuta preferoi të mos jepte më shumë detaje e të mos zbulonte identitetin e djalit që i ka marrë zemrën.

"Po, jam në një lidhje. Nuk dua të jap më shumë detaje, por prej 1 viti jemi bashkë, u shpreh aktorja.








