Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 20:08

Mariza Ikonomi heq dorë nga festivalet, zbulon arsyen

Mariza Ikonomi është  padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun, e cila me zërin e saj të veçantë i ka bërë të gjithë për vete. Ajo ka vetëm disa muaj që është rikthyer në vend pas një eksperience  si këngëtare në kroçere. 

Gjatë kësaj periudhe, Mariza ka pasur mundësinë të takojë shumë miq e kolegë dhe po ashtu të punojë për projekte të reja. Këngëtarja e ka ndarë mendjen të sjellë këngë të reja për publikun, mirëpo nuk do t’i prezantojë ato nëpër festivale.

Mariza ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Sara Radio Shoë” ku ka treguar se ka hequr dorë nga festivalet dhe ka zbuluar arsyen. Këngëtarja ka zbuluar se nuk i pëlqen ndjesia që i dhurojnë festivalet. “Nuk jam për festivale, nuk më pëlqen ndjesia e tyre. Unë jam rritur me festivale, nuk jam kundra tyre. Mund të marrësh pjesë 1 herë, 2 herë, 5 herë, por jo të marrësh pjesë gjatë gjithë kohës, sepse nuk më pëlqen ndjesia e konkurencës”, është shprehur Mariza. Ajo ka shtuar se tashmë dëshiron të organizojë ndonjë koncert të sajin recital.