Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 20:08

Meghan Markle përlotet në emision: Është vërtet e tepërt

Meghan Markle që prej momentin kur u martua me Princin Harry e deri më sot është përballur me kritika e shkrime jo të këndshme nga mediat. Dukesha është komentuar shumë për marrëdhënien me të atin, është akuzuar se ka përçarë vëllezërit Harry dhe William e shumë të tjera. 

Së fundmi në një intervistë për programin "ITV", Meghan është përlotur teksa ka folur për periudhën që po kalon.

E pyetur nga moderatori si ka ndikuar vëmendja e medias ndaj saj, Meghan u përgjigj: "Shiko, çdo femër, sidomos kur është shtatzënë, është shumë sfiduese për të".

"Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re", tha dukesha.

"Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, sepse jo shumë njerëz më pyesin për këtë”, u shpreh Meghan e përlotur.