Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 19:07

Nuk ka asgjë të bërë, Lei Kraja tregon ku do e pranonte një ndërhyrje estetike

Bukuroshja Lei Kraja, është një ndër moderatoret më të komentuara në ekranin shqiptar. Ajo ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Vizioni i pasdites’ dhe ka treguar të reja interesante  nga vetja.

Lei ka treguar se nuk është aspak detajiste dhe që shumë shpesh shoqet e kritikojnë për mënyrën se si ‘rregullon’ fotot pasi ajo nuk di të merret me photoshop e gjëra të tilla. Vetëm tani ka filluar ta përdorë disi dhe i ka ndodhur ta përdorë në mënyrë të gabuar.

Moderatorja po ashtu ka deklaruar në emision se nuk ka asnjë ndërhyrje estetike por kjo nuk do të thotë se nuk dëshiron të bëjë një. ‘Tani nuk e përdor më Photoshopin vetë, po ju them fotografëve, iu them aman ma ngrini pak këtë syrin lart sepse sytë i kam pak të perënduar. Unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje, por nëse do e bëja është kjo gjë, sytë”, është shprehur Lei në studio duke treguar se do dëshironte t’i kishte sytë e tërhequr.