Pasditen e sotme në "Ftesë në 5", ishin të ftuar Alma dhe Nushi, një çift nga Fushë Arrëzi me një histori të veçantë, mes kufizimeve fizike dhe kushteve të vështira ekonomike.

Nushi, 53 vjeç dhe Alma, 41 vjeç vuajnë nga nanizmi dhe prej vitesh ëndërronin të kishin një fëmijë. Mrekullia ndodhi dhe një vit e gjysmë më parë, Alma solli në jetë djalin e tyre, Fatjonin.

Alma tregoi se vogëlushi i ka sjellë shumë lumturi në jetën e tyre dhe duan që atij të mos i mungojë asgjë.

Çifti tregoi se janë papunë dhe janë të gatshëm të punojnë çfarëdo pune që t'i sigurojnë një jetë të mirë djalit të tyre.




