Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mimoza Shkodra, është mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria, ose nga ndonjë rast i veçantë.

Mimoza njihet për natyrën e saj të thjeshtë dhe fansave iu është mësuar syri ta shohin shpesh të pagrimuar, dhe e komplimentojnë për dukjen e saj. Ndërmjet një postimi të bërë së fundmi, këngëtarja ka treguar se ka ndryshuar look, sigurisht- duke mos ikur nga thjeshtësia e saj.

Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke i çelur ato. Mimoza ka realizuar një foto pa pikë grimi dhe e ka publikuar në Instastory për të gjithë fansat e saj.








