Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ka shkuar në Festivalin e Kanës, ku janë prezantuar disa nga serialet më të ndjekur e ku kanë marrë pjesë edhe shumë aktorë turq.

Alberti ka pozuar pothuajse me të gjithë aktorët e njohur që nga Burak Ozçivit tek Can Yaman. Foto me këtë të fundit ka tërhequr shumë vëmendjen meqënëse Cani është me origjinë shqiptare.

Aktori i ka marrë telefonin Albertit dhe ka bërë foto me të. "2 shqiptarë, jam shumë krenar për ty", shkruan Alberti për Canin.

Alberti ka pozuar gjithashtu edhe me aktoret e njohura turke si Nur Fettahoglu e njohur si Sulltanesha Mahidevran, me aktoren Aybuke Pusat, Ebru Sahin apo Nurgul Yesilçay e njohur si Gylsereni.






