Para disa javësh aktorja e njohur amerikane Jennifer Laërence dhe partneri i saj, Cooke Maroney, u panë të kapur përdore teksa dilnin nga dera e një zyrë celebrimi në një gjykatë në New York. Dyshja kishin nënshkruar një kontratë paramartesore dhe tani, vetëm së fundmi, janë martuar.

Çifti dyshohej se do ta organizonin ceremoninë e dasmës këtë fundjavë por ende nuk ishte plotësisht e sigurt. Gjithsesi e kanë bërë : Jennifer dhe Cooke e kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre në një dasmë të vogël private me vetëm 150 të ftuar.

Burime nga ‘Daily Mail’ kanë bërë të ditur se dasma dasma është zhvilluar në një nga vendet e preferuara të Jenniferit në kështjellën e ‘Belcourt of Neëport’ në Rhode Island, e cila gjithmonë është përfolur për një energji negative. Kujtomë se martesa, ka ardhur vetëm 8 muaj pas propozimit, që do të thotë se dyshja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.







