Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 17:05

Paska qenë thjesht romancë verore: Çifti i njohur i jep fund lidhjes

Në muajin Gusht, aktorja Margaret Qualley dhe ish-i fejuari i Ariana Grande-s, Pete Davidson, nisën një lidhje. Dyshja u fotografuan së bashku gjatë verës, të kapur për dore me njëri-tjetrin dhe fotot qarkulluan gjatë në rrjet.

Mirëpo, kjo paska qenë thjesht një romancë verore mesa duket, pasi Margaret dhe Pete i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, vetëm pas pak kohësh bashkë. Burime nga “Us Weekly” kanë bërë të ditur lajmin si dhe kanë sqaruar se arsyet ende nuk janë bërë të ditura.

Po të njëjtat burime kanë treguar se dyshja kanë vendosur që pas ndarjes, të vazhdojnë si shokë. Siç duket, ato kanë kuptuar që pavarëisht se mund të kalojnë një kohë të mirë pranë njëri-tjetrit, nëse nuk ekziston kimia e dashurisë atëherë është e kotë!