Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 17:05

'Dhelpër dinake', Mozzik tregon gjithçka për ndarjen nga Loredana

Mozzik dhe Loredana kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Dyshja e njohur i dhanë fund marrëdhënies së tyre një herë e përgjithmonë. Secili prej tyre ka vijuar me planet, duke parë drejt së ardhmes. Me koncerte të shumta, dy artistët duket se e kanë harruar njëri tjetrin. 

Mirëpo sot Mozzik ka lajmëruar këngën e re që vjen së shpejti dhe fansat menjëherë kanë nisur të dyshojnë se në projektin e ri reperi do tregojë gjithcka për ndarjen nga Loredana, duke qënë se Mozzik në tekstet e tij tregon shumë nga jeta private.

Ajo që na habiti ishte titulli i këngës, që zbulon shumë mbi raportin e tij me ish partneren. ‘Dhelpër dinake’ titullohet produksioni i tij i ri, që me siguri do kthehet në një hit të padiskutueshëm. “Dhelpër dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë vec unë di”,-ka shkruar Mozzik në postimin e fotos që lajmëron këngën e re.