Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 17:05

Anwar i bën gjëmën Duas, e filmon në tualet

Prej kohësh tashmë Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe ndër më të komentuarit në media për çdo veprim të tyre.

Së fundmi Dua ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale duke fshirë çdo postim nga Instagrami, ku nuk është më aktive. Por Anwari i ka bërë gjëmën Duas duke e bërë sërish pjesë të rrjeteve sociale e duke e filmuar në tualet.

Në postimin e Anwarit, Dua shfaqet e veshur me një fustan të zi teksa rregullohet para pasqyrës, gati për të dalë me të dashurin e zemrës.

Kujtojmë që Dua aktualisht po përgatit edhe albumin e ri muzikor.