Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 15:03

Na paskan gënjyer për ndarjen: Çifti i njohur i showbizit qenkan bashkë

Lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të njohur të Showbizit botëror, Kylie Jenner dhe Travis Skott, bëri bujë të madhe në media. Arsyeja u mendua të ishte tradhëtia por si Kylie ashtu dhe Travis deklaruan publikisht se nuk ekziston diçka e tillë.

Lajmet filluan të përhapeshin në dasmën e Justin Bieberit, pasi Kylie shkoi vetëm, e pashoqëruar nga partneri. Më pas u mësua se dyshja kanë nisur të jetojnë të ndarë. Por për aq kohë sa vogëlushja Stormi, është në mes, një ndarje nuk është kaq e lehtë.

Burime për “TMZ” kanë treguar se Kylie dhe Travis në fakt kanë nisur të jetojnë sërish bashkë në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Takimet e tyre kanë qenë shumë të shpeshta pasi Travis ka shkuar të kalojë shumë kohë pranë së bijës, derisa nuk ka ikur më nga shtëpia.

Po këto burime, kanë treguar se dyshja nuk e kanë aspak problem të nisin të jetojnë sërish bashkë dhe deri në fund të këtij viti do të jenë pajtuar plotësisht. Për më tepër, Kylie dhe Travis kanë menduar t’i kalojnë bashkë  një familje festat e Krishtilindjeve dhe fundivitit.