Prej kohësh dyshja e njohur Cardi B dhe Offset u përfolën për një krizë në marrëdhënien e tyre. Lajmet e ndarjes kanë vërshuar në mediat sociale, dhe komentet mbi ta kanë qenë të shumta.

Pas tradhëtisë së bujshme ishte Cardi që e fali partnerin e saj, dhe të dy vijuan marrëdhënien e tyre duke lënë pas gjithcka. Dyshja e njohur janë shumë aktivë në rrjetet sociale, nga ku postojnë foto të shumta dhe që shpesh bëhen lajm.

Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të Cardit, e cila ka pozuar mbi një motor uji së bashku me partnerin, dhe pozicioni është mjaft kompromentues.

Menjëherë vërshuan komentet e fansave, të cilët përgëzojnë guximin e tyre për të pozuar në këtë mënyrë. Sigurisht ka edhe nga ata që e gjykojnë këtë dukje të tyre aspak të hijshme.












