Bella Hadid u shpall si femra më e bukur në botë, e vërtetuar shkencërisht. Kjo për shkak të një procedure të lashtë greke, e cila vinte në pah disa nga karakteristikat e një fytyre të bukur.

Julian De Silva ishte ai i cili u mor me këtë hulumtim, duke dalë në konkluzioni se Bella Hadid gëzonte të gjitha tiparet që do e bënin më të bukurën e botës.

Mirëpo ky konstatim ka ngjallur pakënaqësi sipas një prej prestigjozeve të huaja ‘Cosmopolitan’. Rrjeti është trazuar nga ky vleresim, për shkak se doktori që u mor me të përdori teknologji të vjetëruara dhe shumë larg reales.

Në këtë listë nuk bënte fare pjesë Rihanna, gjë që njerëzit e panë si dicka negative. Doktori i famshëm u akuzua për mungesë diversiteti dhe për mëndjengushtësi nga njerëz të shumtë në rrjetet sociale.








