Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 13:01

E bija e Majlinda Bregut tregon veshjet e veçanta nga garderoba e mamasë

Majlinda Bregu, deputetja e njohur është një figurë e dashur për publikun. Ajo njihet për stilin e saj mjaft të veçantë në të veshur, dhe spikat gjithnjë me veshjet e bukura.

Ka qenë vajza e saj Kejda që ka zbuluar disa veshje të vjetra të mamasë, të cilat ajo i mban veshur në fëmijëri. Bukuroshja nuk ka hezituar të na tregojë foton interesante, duke treguar se ishin nga koleksioni i Majlindës.

Veshur me takat e mamasë, e lyer me buzëkuq dhe me rroba mjaft të mëdha për trupin e saj, Kejda dukej si një zonjushë e bukur dhe elegante. Këto kujtime me siguri nënë e bijë i ruajnë dhe i kujtojnë me nostalgji.