Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 14:02

Jennifer Lopez del rrugëve me fustanin përrallor të nusërisë

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Jennifer Lopez është një ndër personazhet më të komentuar të Showbizit. Projektet e saj si në muzikë, ashtu dhe në aktrim, bëjnë bujë të madhë. Menjëherë pas realizimit të filmit ‘Hustler’ që rezultoi të jetë një sukses, Jennifer konfirmoi se po merret me një film të ri.

Filmi në fjalë titullohet ‘Marry me’ dhe xhirimet kanë nisur. Ylli botëror do të luajë përkrah këngëtarit të njohur, Maluma, i cili në film ka rolin e të fejuarit të saj.

Së fundmi, Jennifer është fotografuar rrugëve të New Yorkut, e veshur më një fustan përrallor nusërie të përgatitur enkas për të. Fustani i ka shërbyer për rolin e saj në filmin ‘Marry me’. Fansat mezi po presin ta shikojnë të realizuar këtë film, pasi ka bashkuar dy personazhe shumë të dashur për to: Malumën dhe Jenniferin.